Protestave kundër vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në enklavën serbe Banja në komunën e Skënderajt në Drenicë, iu bashkua dhe kreu i komuns Bekim Jashari. Ai tha se Vuçiç mund të kalojë në atë pjesë të Kosovës vetëm nëse ai kërkon falje për krimet e kryera.

 “Ai mund të kalojë vetëm nëse kërkon falje për krimet e kryera”, tha Jashari.

Ai shtoi se kishte solidaritet me qytetarët sepse “Vuçiç po përpiqej të hyjë në zonën ku filloi lufta në Kosovë”.

Ai është i bindur se presidenti serb do të kthehet, sepse Drenica është “mobilizuar dhe ka bllokuar të gjitha anët”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re