Nga: Alban Gorishti

…..“Parimi filozofik i Dervish Salihut ishte “të gjthë njerëzit janë vëllezër ,ata që flasin shqip janë vëllezër prej nane dhe prej babes, pa marrë parasysh ndarjen e tyre në konfesione fetare ose në sekte, tarifat e përmbrenda një konfeksioni fetar” M.Pirraku, Dituria, 1-2 / 1978, 107 . Mirëpo, këto tendenca shqiptare kombëtare për liri dhe pavarësi shprehen më shumë në trashëgiminë letrare bektashiane e konsideruar si vëllazëri bujqish e fshatarësh. Këta krijues bektashianë në viset shqiptare, qofshin shqiptarë, persian, arab, turq, në rrethana të reja politike e kultivuan letërsinë bektashiane shqip dhe në gjuhë të lindjes. Por ky sekt në perandorinë osmane ishte i pa dëshiruar dhe u ndalë së vepruari më 1826 dhe më 1828. Arsyet e ndërprerjes ishin të qarta ngase ky tarikat që mbështeste tolerancën fetare të Ali Pashë Tepelenës. Fuqizimi i bektashizmit në Shqipëri duket se ka përfituar në mënyrë të veçantë nga mbrojtja politike e Ali Pashë Tepelenës . Ata kurdoherë janë vetëdeklaruar si viktima në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, të shtypur në mënyrë sistematike nga regjimet autoritare politike ose fetare. Nga ana tjetër janë deklaruar në mënyrë të vazhdueshme si ruajtësit më të mirë të të gjitha vlerave, qofshin ato kulturore vendëse, qofshin morale të përgjithshme. Sipas historianëve, një prej hipotezave më interesante është ai i komplotit të Ali Pashës, për të përdorur Sektin e Bektashinjve si një platformë për pushtetin e tij. E jo vetëm në krijimin e një shteti të pavarur, por nëpërmjet Bektashinjve të vinte në kontroll Jeniçerët të cilët deri më atëherë kishin pasur një bashkëjetesë të vështirë me Sulltan Mahmudin II. Hipoteza është me shumë interes, nëse marrim parasysh influencën e Aliut ndaj Bektashinjve, mbështetjen e tij për këtë sekt sufi apo faktin se pjesa më e madhe e lidershipit të jeniçerëve ishin me prejardhje shqiptare. Sigurisht, bektashizmi asnjëherë nuk është paraqitur hapur si një forcë e mundshme, e aftë të krijonte “një identitet shqiptar” të pavarur dhe “një shtet shqiptar” të pavarur, por ndikimi i një figure si ajo e Ali Pashës i detyrohet faktit që ai, nëpërmjet qeverisjes së tij dhe autonomisë së gjerë që u përpoq të arrinte, mund të jetë bërë mishërimi më konkret i “qëndresës vendore kundër autoritetit qendror”…..Ndërsa për sa i përket kohëve të më pasme  udhëheqësve të bektashinjve iu dha një vend nderi në Asamblenë Kombëtare të vitit 1914 dhe ata patën një përfaqësues të njohur zyrtarisht në ofiqin më të lartë të shtetit. Këshilli i Lartë i Regjencës së Shqipërisë së pavarur përbëhej nga katër dhe jo nga tre anëtarë, që përfaqësonin secilën nga fetë zyrtare të vendit: myslimanët sunitë, të krishterët ortodoksë, katolikët dhe bektashinjtë. Në këtë mënyrë bektashinjtë e Shqipërisë nuk u panë më si ithtarë rrethanorë të fesë islame por si bashkësi fetare zyrtare e pavarur…..

…..Vazhdon të updeitohet në mënyra të ndryshme  thirrja për unifikim të kulturave, feve ,nacionalizmave ,“gjinive”, roleve etj të cilat në realitet kanë për qëllim deizimin dhe një  laicizëm ekstrem duke u përpjekur të cënojnë mburojën e vetme të përhershme të dlirësisë morale dhe të dallimit të së vërtetës nga e kota pra kjo mburojë është religjoni . Nëse këtë mburojë në krishtërim tashmë ka kohë që atë e kanë dëmtuar në mënyrë të parekuperueshme , e vetmja pengesë që del  në rrugën e shpërbërjes totale të moralit religjoz është islami ,ndaj si i tillë duhet medoemos të rrëzohet nga ky “piedestal” ku ka hipur dhe nga armët më efikase në këtë drejtim është teoria e unifikimit të feve apo e “tolerancës laike” .Prej gjurmëve te kësaj ftese mëkatare është edhe eliminimi i dallimeve në mes Islamit dhe pabesimit, të vërtetës dhe të kotës, të mirës dhe të keqes, dhe thyerja e murit ndarës në mes muslimanëve dhe pabesimtarëve në mënyrë qëmos të ketë  më miqësi e as armiqësi, “dhunuesi të ecë i përqafuar me viktimën” , perversitetit moral ti thuhet liri –tolerancë , po ashtu  mos të ketë më thirrje për tek e vërteta apo etiketim të së keqes si e keqe dhe asaj që është e drejtë si e tillë…..Edhe pse tek disa kjo thirrje dhelpërake është për të mirën e progresit njerëzor dhe modernizimit të konventave ndërshtetërore Islami qartësisht i demanton çdo përpjekje  politike apo religjoze për të barazuar midis errësirës dhe dritës ,të nxehtit dhe të ftohtit . Asnjëherë nuk është regjistruar  përgjatë historisë profetike qoftë edhe një rast i vetëm ku profeti ynë i dashur të ketë lëshuar pe në ndonjë prej kërkesave religjoze që i vinin nga krerët e mosbesimit dhe paganizmit . Kur profeti alejhi selam ishte akoma në Meke u kërkoi disa fiseve që të emigronte tek ata, ndaj ai u paraqit tek fisi Beni Beker bin Vail, me kusht që ta ndihmonin atë dhe ata që vinin nën kujdesin e tyre. Ata pranuan që ai të emigronte tek ata dhe ta ndihmonin kundrejt arabëve të tjerë por mohuan ta ndihmonin kundrejt persve qe kishin fqinjësi me ta dhe thanë se :Ne pranojmë me besën që kisra mori nga ne.” Ndërsa profeti ua ktheu se fenë e Allahut mund ta ndihmojë vetëm ai qe i jep përparësi Allahut në të gjithë aspektet. Pastaj u tregoi se nuk do te kalonte shumë kohë kur Allahu do t’ua linte në trashëgim myslimanëve tokën dhe pasuritë e persve” (Subulul huda ve rashad – Salih Shami 2/596

……..Para disa kohësh me rastisi të hyj në një prej shtëpive të qytetit tim, realisht shkuarja atje kishte më tepër synim të ofronte sherbime sesa thjesht  ai i një vizite miqësore. Për këtë arsye isha deshmitar i disa fenomeneve “revanshiste” të vjetëra në koncept por të reja në strukturë. I zoti i shtëpisë kishte vendosur të kryente disa punime në banesen e vet duke zëvendesuar disa pajisje të vjetra me disa të reja ndërsa disa të tjera që nuk ekzistonin  ti vendoste rishtazi  në banesë, por edhe pse tualetin pothuajse e rikonceptoi të tërin, vendosi në të disa pajisje të cilat më projektuan  para memorie por njëkohësisht  me kthyen pas ne dimensione të një bashkohësie (modernizmi) të vjetëruar. Kështu ai vendosi në  tualet, pajisjet e mirfillta të një banje moderne, po ashtu instaloi në të vendin ku do gatuhej si dhe vendin ku do pastroheshin enët (lavapjatin). Kjo përtej gjerësisë së shtëpisë më nxiti të kujtoj kohën e mëparshme të monizmit ku për shkak të ngushtesise së banesës njerëzit detyroheshin që banjën ta bënin multifunksionale, por nuk ishte ky rasti me njeriun tonë pasi mundësitë deri diku ishin për  ta ndarë çdo ambjent në vendin e vet . Po ashtu mendësinë e një intelekti të ngushtë monolit  e kupton sapo hyn tek shtëpia e tij, ku shikon  të varur tek hyrja e banesës një kryq të bërë vet me materiale të ricikluara. Ndersa në brendësi të saj shikon një skulpturë të vogël të nënë Terezës, po ashtu me poshtë skulpturës ndodhen libra fetar Islam përfshi Kuranin. Pjesë e të njëjtës mendësi ishin edhe veprime të cilat të përcillnin vrazhdesinë karakteriale të një jetese si ajo moniste ku aty ku hahej, aty lahej dhe shkohej në banjë. Kjo pashmangshmërisht kishte krijuar edhe pasqyrimet e veta në besimet tek entiteti hyjnor të cilat rrjedhimisht kishin ngjizur një “moçal” kulturor brenda këtij realiteti me mungesë të theksuar identitare…..Ngjashëm si bektashizmi edhe monizmi u përpoq të “paqëtonte” midis feve ….Nëse dijetarët e iluminizmit shihnin një religjon pa rregulla dijetarët e bektashinjve shihnin rregulla që i vendoseshin një religjoni  , në thelb njëfarë deizmi laik ,ku parulla e të dyjave të ishte “lërmë o Zot të rrojë”…

Si rezultat i mohimit të kujdesit(providencës) të Zotit shumica e deistëve hedhin poshte idenë e fesë (religjoze), e cila na mëson se Zoti komunikon me krijesat e Tij përmes shpalljeve hyjnore. Deistët nuk mohojnë gjithcka që fetë na mësojnë, mirëpo ata kundërshtojnë vetëm ato elemente që ata besojnë se i kanë shkaktuar vuajtje njerzimit (Penelhum). Deistët kërkojnë një fe e cila nxit unitetin midis shoqërive njerëzore dhe besojnë se themeli i një feje duhet të jetë “arsyeja universale” e jo autoriteti kishtar (Westphal). Ideja e evrocentrizimit, të cilën e inicion shoqëria sekulare e Evropës, e cila pretendon të bëhet kriter i të gjitha gjërave dhe të gjitha vlerave në ‘shtëpi’ dhe në ‘botë . Megjithatë, sukseset perëndimore u arritën duke kapërcyer dy forca të mëdha historike që janë karakteristike për Perëndimin: feudalizmi dhe feja e organizuar. Ky fakt ka kontribuar në erozionin e bazës shumë morale në të cilën Rilindja Perëndimore është rrënjosur . Islami nga ana tjetër merret me ndërtimin e një qytetërimi të shquar botëror, në të cilin shkenca dhe feja, laikja dhe fetarja punonin në harmoni për të përparuar jetën njerëzore.Feja i referohet atyre aspekteve të jetës që lidhen me përcaktimin e kuptimit të plotë të ekzistencës. Ajo merret, në veçanti, me tri pyetje të mëdha rreth ekzistencës njerëzore: prejardhjen, qëllimin dhe fatin e saj.Është e rëndësishme të kuptohet se shekullarizimi është njëfenomen i shumëfishtë. Një aspekt i shekullarizimit, ai që fillimisht ishte menduar nga avokatët e tij të hershëm, është ndarja e Shtetit dhe Kishës. Megjithatë, për faktin se u arrit duke mohuar historinë dhe traditën, ai gradualisht çoi në “vdekjen e Zotit”, erozionin e vlerave fetare dhe bindjeve në shoqërinë perëndimore gjatë shekullit XX dhe “vdekjen e njeriut” në agimin e shekullit XXI. Por laikët harrojnë se nocionet e së drejtës dhe të së gabuarës, të së mirës dhe të së keqes, të tolerueshmes dhe të padurueshmes janë rezultat i bindjes fetare dhe i moralit religjoz .

Duhet ditur bindshëm se origjina  thelbi i fesë është një e vërtetë ,pra  islami, por llojshmëria qëndron tek ligjet, Profeti (alejhi selam) tha: “Ne bashkësia e Profetëve kemi një fe” apo në hadithin tjetër “Profetët janë vëllezër të nënave të ndryshme (pra ligjeve të ndryshme si psh falja fillimisht nga Kudsi e pastaj në drejtim të Qabes)” apo siç thotë në hadithin tjetër “Unë jam më pranë birit të Merjemes se çdo njeri tjetër, sepse nuk ka në mes meje dhe atij asnjë Profet tjetër.”Pra feja e tyre është një, dhe kjo fe është adhurimi i vetëm i Allahut dhe pa shok i Tij, por Allahu adhurohet në çdo kohë ashtu siç Ai ka urdhëruar të adhurohet në atë kohë, e kjo është feja islame e asaj kohe e kësaj kohe dhe çdo kohe që do të vijë . Allahu thotë: “Ata thonë: “Bëhuni hebrenj ose të krishterë, që të jeni në rrugë të drejtë!” Thuaju: “Në asnjë mënyrë. Ne jemi të fesë së pastër të Ibrahimit, i cili nuk ka qenë idhujtar”. Thoni: “Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin), në atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe Esbatëve (12 bijvetë Jakubit), në atë që i është dhënë Musait e Isait dhe në atë që u është dhënë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi midis tyre dhe vetëm Allahut i përulemi”. Nëse ata besojnë në atë që besoni edhe ju, atëherë janë në rrugën e drejtë. E, nëse ia kthejnë shpinën asaj, atëherë sigurisht që do të përçahen. Por Allahu të mjafton ty (Muhamed si mbrojtës) kundër atyre. Ai i dëgjon dhe i di të gjitha.” (El-bekare: 135-137)

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re