Protagonisti i ngjarjes së rëndë të pak ditëve më parë në Elbasan, Enea Bekteshi, pranoi para Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë se ishte ai që goditi me mjetin e tij makinën e policisë, por nuk kishte qëllim të sulmonte asnjë person.
 
Në dëshminë e dhënë gjatë caktimit të masës së sigurisë, Bekteshi sqaroi se nuk e kishte kuptuar që ai ishte një automjet i forcave të rendit. Makinat sipas tij, ishin pa shenja dalluese dhe policet, pa uniforme.
 
Bekteshi tha se ishte qëlluar me armë dhe mund të ishte vrarë.
 
I gjendur nën breshërinë e plumbave- theksoi Bekteshi, tentova të futem te tregu ushqimor për të shpëtuar jetën.
 
Madje ai theksoi se ai do të kishte humbur jetën nese audi nuk do të ishte i blinduar. Bekteshi sqaroi edhe faktin se kur ndodhi ngjarja, ishte nen efektin e alkoolit dhe te kanabisit.
 
Por sipas Prokurorisë, makina audi A8 e blinduar i kishte të gjitha mundësitë të ndalonte e të mos godiste mjetin e policisë. Gjatë seancës, përfaqësuesi i akuzës sqaroi edhe dinamikën e ngjarjes, që kishte nisur nga një telefonatë për kërcënim me arme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re