Kryeministri, Edi Rama në një komunikim për mediat, është pyetur për çështjen “Beleri” dhe nëse i druhet një bllokade nga Greqia për integrimin në BE.

Rama: Opinioni që unë kam marrë është ai që më ka vendosur në këtë pozicion ku jam, që nuk e kemi vënë në lëvizje qeverinë për të shkarkuar kryetarin e zgjedhur të Himarës, pavarësisht se ai nuk është paraqitur në detyrë në kushtet e pamundësisë.

Sa i përket kërcënimit, unë e kam thënë opinionin tim, nuk dua të komentoj këtë sa herë që pyetem, sepse nuk dua të ushqej një debat ku nuk jemi palë. Qeveria nuk është palë.

Qeveria nuk ka këtu asnjë rol për të luajtur. Mbase në të shkuarën qeveria mund ta luante rolin që ishte mësuar të luante. Ta vinte sistemin e drejtësisë në favor të kërkesave të të huajve.

A mundet Greqia?

Po edhe mundet. Po pastaj? Nëse kjo do të ndodhë, kur të ndodhë do të dëgjoni komentin tim. Do ishte jo serioze që Shqipëria që njihet botërisht sot, si një vend ndryshe nga ai që ishte, qoftë nga opinioni ndërkombëtar, qoftë i  institucioneve ndërkombëtare, të bllokohet për një çështje, që nuk është fare e integrimit në BE.

Është një çështje që edhe në aspektin bilateral është minore.

Vijon…

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re