Në një intervistë për mediat greke ministri i shtetit Stavros Papastavru, e ka cilësuar arrestimin e  kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës , Fredi Beleri,  një  çështje  europiane dhe jo dypalëshe.

 

“Ka shtete anëtare që thonë se çështja është dypalëshe. Dhe jo vetëm e thonë këtë, por pretendojnë se është i papranueshëm bilateralizimi i hyrjes së Shqipërisë në Evropë. Unë them se kjo është një qasje e gabuar ,çështja Beleri është thellësisht evropiane, nuk është dypalëshe. Ka të bëjë me respektimin e shtetit ligjor. Nëse Beleri nuk do të ishte anëtar i minoritetit etnik grek apo ndonjë minoriteti, është e qartë se Greqia mund të mos kishte shprehur të njëjtin nivel interesi.”

 

Papastavru e vuri edhe njëherë  theksin tek betimi i Fredi Belerit,  që sipas tij është një e drejtë kushtetuese.

 

Krahas akuzës kryesore ndaj kryebashkiakut të Himarës , është edhe çështja e betimit. Qeveria shqiptare pretendon se ligji nuk e lejon të betohet  Fredi Belerin si kryetar bashkie. Dhe është një argument që disa partnerë evropianë po miratojnë.

 

Fredi Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit dhe akuzohet për shitblerje votash.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re