Çështja Beleri duket se është hapur edhe njëherë në prag të mbajtjes së Samitit të BE-së me shtetet e Ballkanit.

Ka qenë kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis ai i cili e ka kthyer vëmendjen tek kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, ndërsa ka përsëritur qëndrimin grek.

Ai mësohet se ka deklaruar se rasti ‘Beleri’ është “çështje respekti për shtetin e së drejtës”.

Kathimerini.gr shkruan se Mitsotakis përsëriti qëndrimin konsistent të Greqisë se çështja e marrjes së detyrës së Fredi Belerit dhe e drejta e tij për një gjykim të drejtë nuk është një çështje dypalëshe Greqi-Shqipëri, por çështje e respektimi i shtetit të së drejtës, që është kurora e procesit të anëtarësimit.

Më tej shkruan se kryeministri grek shprehu edhe një herë vullnetin e sinqertë të Greqisë për të zgjidhur këtë çështje, duke nënvizuar se vendi ka qenë dhe mbetet një nga pionierët e perspektivës së integrimit të Ballkanit Perëndimor.

“Qëndrimi i kryeministrit nga Brukseli vjen pasi dje burime diplomatike sqaruan se Greqia nuk do të pranojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë nëse ka nuk ka përparim në çështjen e Fredi Belerit. Të njëjtat burime theksuan se qëndrimi i Greqisë është i qartë dhe i është komunikuar palës shqiptare. Gjykata e Tiranës rrëzoi të hënën kërkesën e Fredi Belerisit për të marrë një licencë të kufizuar për betimin si kryetar i Bashkisë së Himarës. Vendimi i gjykatës, i cili u mblodh pas disa shtyrjeve, u regjistrua më pak se 24 orë pas zbritjes së rezultatit nga vetë kryeministri shqiptar Edi Rama”, shkruan media greke.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re