Ashtu siç ishte paralajmëruar, qytetarë dhe zyrtarë të lartë greke kanë nisur protestën këtë të hënë në Himarë për lirimin e kryebashkaikut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

 

Së bashku me protestuesit prezent ishte edhe kryetari bashkisë së Selanikut Kostandinos Zervas si dhe Kryetari bashkisë Athinës, Bakojanis.

 

I pranishëm në këtë protestë është edhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.

 

Në pankarta, shumica të shkruara greqisht, qytetarët kërkonin drejtësi. Kjo protestë vjen pak ditë pasi deputeti grek zhvilloi një takim me Belerin në Tiranë ndërsa shtoi se marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë do të krisen nëse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës nuk lirohet.

 

Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Por, deri më tani, Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

 

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re