Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur për median greke ‘SKY’, mbi çështjen e Fredi Belerit, ndërsa ka hedhur akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke thënë se arrestimi i Belerit është bërë me urdhër të tij.

Duke folur ekskluzivisht për SKAI-n dhe Yiannis Souliotis, ai pretendon se aktakuza kundër kryetarit të zgjedhur të Himarës është e sajuar dhe se dëshmitarit mbi të cilin ishte bazuar prokuroria për tentativë blerje votash, i është paguar 7 mijë euro për shërbimet e tij.

 “E kuptova që ishte një provokim i vjetër policor ndaj tij. Më vonë gjeta prova të qarta se oficerë të lartë të policisë dhe një informator ishin të përfshirë”, tha ai.

Ndër të tjera, ish-kryeministri ka deklaruar gjatë intervistës se ka prova se shuma që i është dhënë dëshmitarit kryesor të akuzës ndaj Fredi Belerit, sipas tij  është paguar nga fondet sekrete të policisë shqiptare.

“Ekziston një fond sekret për ata që kryejnë “misione speciale. Ky provokator ka mbledhur para nga ky fond në kundërshtim me ligjin, një tarifë prej 7000 euro. Më është dhënë (informacioni) në mënyrë shumë konfidenciale, por duke qenë se fondet janë përdorur në mënyrë të paligjshme dhe të papranueshme, shpall publikisht në Shqipëri dhe kudo se ky është një veprim shumë i trishtuar dhe i paligjshëm”, është shprehur Berisha.

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe kundërshtar politik i Ramës, këmbëngul se dëshmia dhe video kundër Belerit janë të pavlefshme, pasi denoncuesi kryesor është paguar.

“Ai i kërkoi provokatorit të organizonte planin. Nuk mund ta toleroja këtë praktikë”, tha ai.

Gazetari: Pse vendosët ta bëni këtë zbulim tani?

“Informacioni i saktë për shpërblimin e tij më ka mbërritur vetëm dy ditë para se ta zbuloja”, u shpreh Berisha.

Berisha e ka cilësuar Belerin të burgosur politik dhe e lidh ndjekjen e tij me dëshirën e kryeministrit Edi Rama për të kontrolluar investimet në Himarë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re