Subscribe

Sali Berisha e akuzoi Edi Ramën se mbajtja e Fredi Belerit në burg bëhet për klanet e drogës të cilët kërkojnë të pastrojnë paratë e tyre në ndërtim në Himarë.

 

Të njëjtën akuzë pati edhe për pengimin e drejtësisë për të nxjerrë urdhër arrestin ndërkombëtar për Amnat Josifin, për të cilin thotë se është bashkëpunëtor i të vëllait Olsi Rama në çështjen e mashtrimit të shtetasve evropianë me monedhat bitcoin.

 

Në skemën piramidale prej 2.4 miliardë euro të grupit Milton, 1 miliard është vjedhur nga Olsi Rama dhe Amant Josifi nga Shqipëria. Dhe pretendohet për reformë, në një kohë kur nuk kanë kurajën minimale të qëndrojnë për 1 miliard euro të vjedhura në Shqipëri.

Krimi ka ndodhur në Shqipëri. Nuk ka drejtësi në botë, përveç drejtësisë që kontrollon Edi Rama, që të mos i presë mandat arresti atij. U dhashë këtë shembull, por mund të jap shembuj të tjerë. 

 

Të zgjedhurve të tij në bashki dhe këshilla bashkiakë u tha të kërkojnë ngritjen e komisioneve hetimore për çështje që mbajnë era korrupsion.

 

Bashkitë tona duhet të bëjnë gjithçka që kanë mundësi, me akordim bursash për të varfrit, për ta pasur arsimin si përparësi kryesore. Të kontrolloni ndihmën ekonomike. Të bëni gjithçka për të regjistruar qytetarët që e kanë të domosdoshme ndihmën ekonomike dhe që nuk e marrin.

 

Asambleja e të zgjedhurve vendorë demokratë në mbyllje të punimeve të saj do të rithemelojë shoqatën e saj të bashkive dhe do të zgjedhë strukturat e reja

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re