Belgjika ka dëbuar pesë aktivistë danezë të ekstremit të djathtë për një vit lidhur me planet e tyre për të djegur Kur’anin në një pjesë kryesisht mUslimane të Brukselit.
Sekretari i Shtetit për Azilin, Sammy Mahdi i quajti ata “një kërcënim serioz për rendin publik”, raporton BBC.
Sipas faqes së tyre në Facebook, pesë prej tyre janë bashkëpunëtorë të politikanit danez të ekstremit të djathtë Rasmus Paludan.
Paludan u përjashtua nga Franca të Mërkurën, pasi ai shkroi në Facebook më 30 tetor se i kishte thënë konsullatës franceze në Kopenhagë se do të digjte Kur’anin më 11 nëntor nën Harkun e Triumit në Paris.
Deklarata nuk përmend Paludanin me emër, por tha se “një tjetër burrë u arrestua kohët e fundit në Francë për të njëjtën arsye”.
Në gusht, mbështetësit e Paludanit i vunë flakën Kur’anit në qytetin jugor suedez të Malmö, duke shkaktuar protesta të dhunshme dhe përplasje me policinë.