Skip to content

Belgjika do të padisë Google për zbulimin e lokacioneve ushtarake

DFDA9522 0AC5 4F3B 9835 7A8AC1F6439A

Ministria e Mbrojtjes së Belgjikës, duke u thirrur në sigurinë kombëtare, do të padisë “Google”-n sepse nuk kanë mjegulluar pamjet satelitore të lokacioneve ushtarake në vend.

Informacionin e konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, raportuan mediat belege.

Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes kanë kërkuar nga Google që në programet e saj Google Maps dhe Google Earth të mjegullojë lokacionet si Shtabi i Përgjithshëm i NATO-s në Bruksel, bazat ajroe Kleine-Brogel dhe centralet bërthamore Doel dhe Tihange.

Më tej theksuan se kjo kërkesë i është bërë “Google”-s dy vite më parë dhe akoma nuk është përmbushur.AA