Belgjika është forca e tretë e këtj kampionati dhe këtë e ka treguar sot pasi ka fituar finale e vogël duke merituar kështu medaljen e bronzit të boëtrorit, Rusi 2018.
Të dy trajnerët kishin bërë pak ndryshime në të vetmen sfidë të përsëritur dy herë në këtë Kupë Botë pasi u luajt njëherë për ndeshjet në grupe dhe sot porn ë të dy rastet është Belgjika ajo që fiton.
Belgjika e nis ndeshjen me gol të shënuar nga Munier një manual i vëretë pas pasimit të Çadli. Në pjesën e parë Anglia u tregua e fjetur ndërsa Belgjika kishte mundësi të tjera për të shënuar. Por kjo pjesë mbyllet në avantazhin e vetëm një goli.
Pjesa e dytë nis me një tjetër marsh për anglezët që këkrkonin të shmangnin humbjen e tretë në këtë botëror por edhe njëherë kapiteni Heri Kejn tradhton skuadrën dhe duket pak në fushë. Britanikët provojnë nëpërmjet goditjeve standarte por nuk ia dalin mbanë. Por është kapiteni i belgëve që bëhet protagonist, Eden Hazard që shënon golin që vendos edhe ndeshjen e parafundit të këtij botërori./Berati.TV
Belgjikë 2-0 Angli
Shënues: Munier 5’, Hazard 82’

