Belgjika ofron mbështetje të pa ekuivoke për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë!
Për më tepër, Belgjika është një mbështetëse e fuqishme e proceseve demokratike në Shqipëri!. Sot në Bruksel Ministri Cakaj pati një takim me Ministrin e Jashtëm të Belgjikës, z. Didier Reynders

Në takim janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve! Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se nuk ekziston ende një potencial i pashfrytëzuar bashkëpunimi në shumë aspekte sektoriale midis Shqipërisë dhe Belgjikës! Përmirësimi i rezultateve veçanërisht në fushën ekonomike mbetet një domosdoshmëri e patjetërsueshme!

Vlerësimi i Belgjikës për përparimin substancial në pesë prioritetet kyçe është dëshmi e çmuar e besueshmërisë ndërkombëtare e reformave të Shqipërisë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re