Ministri për Refugjatët dhe Migracion i Belgjikës, Theo Francken, i cili njihet për qëndrimin ekstremist të djathtë dhe anti-refugjatë, është shprehur se duhet të pranohen vetëm kërkesat për azil që vijnë nëpërmjet Kombeve të Bashkuara (OKB).

Francken në një deklaratë për gazetën “Nieuwsblad”, e publikuar në gjuhën flamane në Belgjikë, tha se për zgjidhjen e problemit të refugjatëve Evropa duhet të përvetësojë “modelin e Australisë” dhe se duhet të pranojë vetëm kërkesat për azil të bëra nëpërmjet Kombeve të Bashkuara.

“Evropa duhet të pranojë vetëm kërkesat për azil që vijnë nga kampet e OKB-së, të cilat ndodhen në rajonet e konfliktit. Duhet t’i kthejë prapa refugjatët të që vijnë me anije në brigjet e tyre”, thotë Francken, transmeton AA.

Duke pretenduar se ata të cilët hyjnë në Evropë nëpërmjet rrugëve ilegale duhet të humbin të drejtën e kërkesës për azil, Francken tha se “Emigrimi ilegal duhet të përfundojë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re