Tashmë është bërë rutinë për policinë angleze të arrestojë shqiptarë, që kultivojnë kanabis, madje edhe plantacione të tëra. Për policinë belge ishte rasti i parë i kapjes së një plantacioni droge, kur kontrolloi një banesë në qytezën e Sint-Truiden-Gingelom-it.
Në banesë u zbulua një plantacion me 1 500 bimë kanabisi në stade të ndryshme zhvillimi. Plantacioni ishte i pajisur me ndriçim artificial dhe me sistem modern ujitje ujitjeje.
Policët arrestuan 2 të rinj shqiptarë pa dokumente qëndrimi në Belgjikë, që u gjendën në banesë në momentin e kontrollit policor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re