Policia e Belgjikës ka arrestuar katër të dyshuar për organizim të një sulmi terrorist të cilin në vitin 2015 e paradaluan udhëtarët e trenit të shpejtë që qarkullonte në linjen Amsterdam – Paris.
Prokuroria Federale e Belgjikës njoftoi se policia ka kryer bastisje në gjashtë vendbanime në Bruksel dhe në disa qytete tjera, ku ka arrestuar katër të dyshuar nën akuzat për organizim të sulmit terrorist dy vjet më parë.
Aktualisht katër të dyshuarit ndodhen te gjykatësi hetues për procesuim të mëtejshëm, shkruan aa. Kujtojmë se udhëtarët e trenit të shpejtë Thalys, më 21 gusht 2015 mposhtën sulmuesin e armatosur i cili kishte për qëllim të kryej një sulm terrorist
Incidenti ndodhi në veri të Francës, pasi paraprakisht sulmuesi me kalashnikov ishte futur në tren për të kryer një vrasje masive të udhëtarëve.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re