Drejtori i aeroportit Antwerp në Belgjikë, Marcel Beulens, ka marrë kritika pas krahasimit “patetik dhe ksenofobik” që i bëri stacionit të metrosë së Brukselit, Gare du Midi, me Kosovën.
Deklarata e tij e djeshme u përball me reagimin e Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Evropian, të cilët dorëzuan një ankesë kundër Beulens.
“Këto deklarata patetike me ngjyrime raciste dhe ksenofonike tregojnë se personat si Buelens i bëjnë vetëm keq Bruskelit,” thonë Këshilli në një deklaratë.
“Ne e konsiderojmë këtë deklaratë si tronditëse dhe lënduese,” thotë Ramadan Gjinaj, përfaqësues i Këshillit për Brussel Times.
As zyrtarë nga aeroporti e as vet Beulens nuk kanë dhënë asnjë sqarim lidhur me deklaratat.