Hetuesit po kontrollojnë nëse banka belge RTBF  ka paguar interesa në llogari të Muamar Gadafit të cilat u ngrinë nga sanksionet e OKB-së në vitin 2011. Është dyshuar se rreth pesë miliardë euro janë shpërndarë për njerëzit që menaxhojnë llogaritë libiane, duke përfshirë grupe militante, sipas RTBF.

RTBF thekson se OKB ra dakord të ngrijë llogaritë e Gadafit, por nuk u urdhërua të mbajë interes.

Nga ndërhyrja e NATO-s në Libi më 2011, OKB imponoi sanksione mbi këtë vend. Si pjesë e sanksioneve, llogaritë me 67 miliardë dollarë ishin të ngrira, ndërsa normat e interesit nuk mbulohen nga këto sanksione.

Ministri i Jashtëm belg, Didier Reynders u tha gazetarëve të martën se ai nuk ishte i përfshirë në vendimin për të disponuar një pjesë të fondeve në llogari.

Kombet e Bashkuara po hetojnë zhdukjen e miliarda dollarëve nga llogaria e ish-udhëheqësit libian Gadaffi, shkruajnë disa media botërore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re