Policia belge thotë se ka zbuluar dy plantacione me kanabis gjatë javëve të fundit.

Bimët narkotike janë zbuluar në Meise dhe Tienen, ndërsa janë arrestuar disa shqiptarë, emrat e të cilëve nuk janë publikuar nga shtypi belg.

Në një fermë në Meise u zbulua një plantacion kanabisi me 2 mijë bimë narkotike.

Aty autoritetet arrestuan një shqiptar, i cili u përpoq të shkatërronte stoqet e drogës kur mësoi se policia po shkonte aty.

Ndërkohë, më 31 Janar në Tienen ishte gjetur një tjetër plantacion me 2100 bimë kanabis si dhe 3.5 kg kanabis i korrur.

Gjatë atij aksioni të policisë, u arrestuan tre shqiptarë dhe një shtetas belg me origjinë shqiptare.

Mediat shkruajnë se të arrestuarit kanë mohuar përfshirjen në veprimtari kriminale.

Hetimet e autoriteteve belge janë duke vazhduar për të zbardhur këtë aktivitet të paligjshëm dhe rolin e të arrestuarve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re