Një vajzë muslimane 19 vjeçare ka qenë viktimë e një sulmi racist dhe islamofobik në rajonin Anderlues të Belgjikës. Agresorët në trupin e vazjës kanë vizatuar kryqin me mjete prerëse, shkruan AA, .

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve “Belga” të Belgjikës e cila bazohet tek autoritetet e drejtorisë së policisë mësohet se një vazjë e re muslimane në rajonin Anderlues rreth 60 kilometra larg Brukselit të hënën është përballur me një sulm verbal dhe fizik nga 2 persona.

Agresorët pasi i kanë ndërprerë rrugën vajzës së re fillimisht e kanë ofenduar dhe më pas i kanë grisur mbulesën dhe veshjen.

Në trup ka shenja kryqi

Më pas agresorët e kanë zvarritur në tokë vajzën e cila ka tentuar të largohet duke e ofenduar me shprehjen “arabe e keqe”.

Pas sulmit verbal agresorët i kanë grisur rrobat dhe i kanë vizatuar me mjete prerëse “kryqin” në bark, tek këmbët dhe në vende të ndryshme të trupit.

Policia ka nisur hetim në lidhje me ngjarjen ndërsa agresorët janë arratisur./.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re