Raporti i një tubimi të paligjshëm për shkak të pandemisë së koronavirusit që mbërriti në Antwerp, Belgjikë, përfundoi tragjikisht. Konkretisht, një i ri 21-vjeçar që po ikte nga policia ra nga një dritare dhe vdiq, shkruan The Brusselstimes.

Policia arriti në hotel pas një raporti për shkak të një ankese në lidhje me zhurmën, sipas mediave.

Tetë pjesëmarrës në party u përpoqën t’i shpëtonin policisë, dhe i riu rrëshqiti nga dritarja e ra, si pasojë duke ndërruar jetë, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar.

Zyra e Avokatit të Shtetit ka filluar një hetim, ndërkohë që Kryetari i Bashkisë së Antëerpen Bart De Wever tha se ishte i shokuar nga kjo ngjarje tragjike.

“Vdekja e një personi të tillë të ri kërkon që ne të rishikojmë seriozisht pasojat mendore të një periudhe të gjatë bllokimi, veçanërisht për të rinjtë,” tha De Wever.

Në Belgjikë, në një përpjekje për të luftuar përhapjen e koronavirusit, një ndalim i tubimeve është në fuqi dhe vetëm një person mund të vijë të vizitojë një familje.

Personat e kapur në party të paligjshme mund të gjobiten me 750 euro dhe organizatorët deri në 4,000 euro.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re