Gabriel C, me pseudonimin ‘Gishtat e gjatë’, një nga emrat e njohur në botën e krimit në qytetin Antverp të Belgjikës, për të shpëtuar nga përndjekja dhe hakmarrja e mafies shqiptare, ka inskenuar vdekjen e tij… Sipas gazetës belge ‘Nieuws Blad’, Gabriel C, 32 vjeç realizoi ‘vdekjen’ e tij në mënyrë të përkryer.

Ai u fotografua i rrahur, me plagë të shumta në të gjithë trupin dhe me një tabelë në gjoks, në të cilën shkruhej “Hajdut”, e gjitha kjo për të mashtruar shqiptarët, prej të cilëve ai kishte vjedhur të paktën 1500 kg kokainë. Pas hetimeve u zbulua se gjithçka ishte një inskenim i përgatitur nga një grimier profesionist vendas. dhe në tetor të këtij viti, Gabriel C. inskenoi vdekjen e tij, duke përhapur një certifikatë nga policia e Gambias, ku thuhej se ai ishte mbytur në një liqen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re