Para Gardës së Republikës, deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi tha se aty do të zhvendosen katër institucione për tu ndërtuar një hotel 14- katësh me sipërfaqe 1400 metra katrorë.
“Këtu do të shkulen katër institucione që do të mbillen kulla. Këtu do të shkulen Garda e Republikës, Policia Shkencore, Vetingu i policisë si dhe Autoriteti i Dosjeve për të ndërtuar një hotel 14-katësh.
Me Reformën e Gardës të gjithë pronat që administrohen prej saj i kalojnë në pronësi bashkisë Tiranë. Që bashkia Tiranë të bëjë me to çfarë?
Çfarë mund të bëje bashkia dhe Erion Veliaj me këto troje? Parqe dhe lulishte? Parkingje publike? Kënde lojërash apo hapësira rekreative? Absolutisht jo! Asnjërën prej tyre. As që i shkon ndërmend Erion betonit për nevoja emergjente të kryeqytetit…”, tha Këlliçi
