Belind Këlliçi është shfaqur tejet  entuziast mbasditen e kësaj të diele në një takim elektoral.

Kandidati për deputet ka treguar pikën kulminante të fushatës së PD e cila sipas tij është dalja në terren e ish presidentit Bujar Nishani.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Këlliçi shkruan:

“Një takim i shumëpritur me President Nishanin, për të risjellë triumfin e tij politik të vitit 2005 në Kombinat.

Një moment i jashtëzakonshëm politik, i ndryshimit të madh në kursin e zhvillimeve të kohës, që frymëzon demokratët dhe mua personalisht, për një fitore të madhe qytetare në Kombinat.

I nderuar nga pjesëmarrja dhe përzemërsia në çdo fjalë! Faleminderit! 🇦🇱✌🏻“, nënvizon Këlliçi për këtë arritje të madhe. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re