Ndalimi i pagesës për inceneratorin e Tiranës është një ndër punët e para që Belind Këlliçi zotohet të bëjë nëse merr mandatin e kreut të Bashkisë Tiranë. Në një intervistë për Quo Vadis në Vizion Plus, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën theksoi se paratë e inceneratorit vidhen nga taksat e qytetarëve.

 

“Pas 14 majit me Belind Këlliccin kryetar bashkie, unë do të ftoj mediat, portale, gazetarët, kushdo që është i interesuar të vijë me mua të bëjë një vizitë në landfillin e Sharrës. Iu ftoj të vini me mua dhe të shohim të gjithë proccesin e depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve të Tiranës. Nëse me të vërtetë ato që janë të shkruara në kontratë si procese ndodhin, pra selektimi, trajtimi, incenerimi dhe djegia e mbetjeve, pra prodhimi i energjisë elektrike unë jam i detyruar t’i qëndrojë kontratës korrekt dhe të paguaj çdo qindarkë për këtë shërbim. Nëse vërtetohet ajo që unë kam thënë dhe kam bërë publike edhe në Komisionin Hetimor të inceneratorëve për hetimin e aferës edhe publikisht që nuk ka inceratorë, hapi i parë është ndalimi i pagesave në mënyrë të menjëhershme, sepse janë para që vidhen çdo ditë nga paratë e qytetarëve, nga buxheti i jonë”, tha ai.

 

Në të njëjtën kohë, Këlliçi theksoi se do të mbajë premtimet e bëra, duke shtuar se ndër të tjera transporti falas është lehtësisht i realizueshëm.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re