Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i ka komentuar me ironi e me batuta, deklaratat e bëra sot nga kryeministri Edi Rama për dërgimin e dy satelitëve në orbitë.

Ai tha se kryeministri “ka lëshuar pëllumbat” dhe se nuk do jetë çudi kur javën e ardhshme Rama të dalë me deklaratën se do të hapë tender për të ndërtuar rrugën e qumështit.

“Unë kisha ardhur të flisja sot disa gjëra shumë të vërteta dhe të rëndësishme por s’paskan faj të rinjtë që thonë se kryeministri ka lëshuar pëllumbat.

I vetmi kryeministër në botë, që ndërkohë që në vendin e tij është rritur çmimi i bukës, energjisë elektrike dhe i karburanteve me urdhër të tij, vjen dhe tallet këtu përpara qytetarëve për satelitë që do lëshojë në orbitë. 

Pëllumbat e tu zotëri mirë që i ke lëshuar, por tani paskan vajtur edhe në orbitë e jashtë orbite. Kot nuk e ke lënë mjekrën për t’i ngjarë Ismail Qemalit, por tani idhull paske edhe Juri Gagarinin, si i pari njeri që do të shkojë në hapësirë.

Nuk do jetë çudi kur Rama të dalë javës tjetër me deklaratën për hapjen e tenderit për ndërtimin rrugën e qumështit. Deri këtu ka vajtur melogamania jote zotëri.”– deklaroi Këlliçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re