Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka përkujtuar sot me nderim, ditën kur u botua gazeta “Rilindja Demokratike” dhe dha një mesazh për brezin e sotëm të shqiptarëve, që po përballen ende me padrejtësi.

Postimi i plotë:

31 vjet më parë shqiptarët shfletuan të parën gazetën antikomuniste.

Koha kërkonte që shqiptarët të njiheshin me të vërtetën e regjimit. Ata do të gjenin mes rreshtave të vërteta të palejuara, të shtypura, të përndjekura, të vrara me plumb.

Mirëpo etja për lirinë e fjalës është e pashuar. Pas 31 vitesh, shqiptarët gjejnë kurajo të denoncojnë të kaluarën, por pak guxim për t’u përballur me padrejtësitë e së tashmes.

E për këtë duhet të reflektojë e gjithë gazetaria shqiptare, misioni i së cilës duhet të jetë vetëm e vërteta.

Gëzuar ditëlindjen RD! Gazeta që lindi me demokracinë.

Belind Këlliçi: Shqiptarët sot, pak guxim për t'u

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re