Belind Këlliçi:
“Dita e sotme ishte e ngjeshur me takime me partnerët dhe miqtë tanë amerikanë.
Kënaqësi e veçantë të takoja dhe bisedoja me Kongresmenin Matt Gaetz, kongresmen republikan i shtetit të Floridas si dhe me ish Kongresmenin Ted Yoho, ish kongresmen republikan i Floridas.

Matt Gaetz është i fokusuar në Sigurinë Kombëtare dhe Parimet Kushtetuese. Ai e ka vizituar Shqipërinë dhe është njohës i mirë i situatës politike në vendin tonë, në Kosovë dhe rajon. E ftova kongresmenin të vizitojë sërish vendin tonë, duke qenë se kjo ishte dhe dëshira e tij.

Ted Yoho ka shërbyer për 8 vjet në Kongresin Amerikan dhe në Komitetin e Punëve me Jashtë. Është ndër kongresmenët më të dekoruar amerikanë.
Të dashur miq!

Në ditët në vijim do t’ju informoj për të gjithë turin e takimeve dhe aktiviteteve në SHBA”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re