Demokrati Belind Këlliçi, i ka kërkuar SPAK-ut të hetojë shtrimin e rrugëve të Tiranës, të cilat janë bërë në periudhën e fushatave elektorale.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Këlliçi ndan pamje nga rrugë të kryeqytetit, të cilat janë të prishura, teksa shprehet se shtrimi i tyre ka qenë një “Asfalt elektoral, një mekanizëm kriminal dhe financiar, i përdorur gjerësisht si fenomen nga ana e Bashkisë Tiranë në zgjedhjet e vitit 2023 dhe 2021”, duke shtuar se “ka rinisur të shpërndahet gjerësisht në lagjet dhe rrugicat e Tiranës.”

Më tej, Këlliçi i bën thirrje SPAK-ut për hetimin elektoral në zonën e Krrabës, pasi siç shprehet demokrati “mjafton të shkoni në zonën e Krrabës, aty ku është fabrika e prodhimit të asfaltit elektoral, aty ku punohet në të zezë dhe kryhet evazion fiskal në mënyrë të përditshme, aty ku unë si kandidat në vitin 2023 denoncoja live në media, me zë e figurë, këtë aktivitet kriminal dhe ku Policia e Shtetit nuk denjonte as të përgjigjej në telefon dhe as të kryente verifikimin në terren.”

Postimi i plotë:

Thirrje publike drejtuar Task Forcës së ngritur nga SPAK për hetimin dhe parandalimin e krimit zgjedhor!
Këto pamje i keni ditën për diell! Asfalti elektoral, një mekanizëm kriminal dhe financiar, i përdorur gjërësisht si fenomen nga ana e Bashkisë Tiranë në zgjedhjet e vitit 2023 dhe 2021, ka rinisur të shpërndahet gjërësisht në lagjet dhe rrugicat e Tiranës.
Këtu jemi në zonën e Astirit, në Rrugën ‘Gjergj Elez Alia’, ku mund të shkoni dhe të shihni vetë me sytë tuaj se si ndodh krimi elektoral në flagrancë.
Ndërkohë po të keni vullnet për ta ndalur këtë fenomen, mjafton të shkoni në zonën e Krrabës, aty ku është fabrika e prodhimit të asfaltit elektoral, aty ku punohet në të zezë dhe kryhet evazion fiskal në mënyrë të përditshme, aty ku unë si kandidat në vitin 2023 denoncoja live në media, me zë e figurë, këtë aktivitet kriminal dhe ku Policia e Shtetit nuk denjonte as të përgjigjej në telefon dhe as të kryente verifikimin në terren.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko