Një batutë e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shkaruar të qeshura në Komision. Batuta ishte si përgjigje për deputetin demokrat Belind Këlliçi.

Belind Këlliçi: A keni zhvilluar takim elektoral brenda në Landfill dhe a keni marrë suport nga koncesionari i Tiranës?

Belinda Balluku: Nuk ia kam lejuar vetes të futesha në landifll duke qenë se kisha konflikt interesi dhe ti më ke ndjekur këmba-këmbës për të më kapur në konflikt interesi.

Po s’ia ke dalë, kjo ishte për mbyllje dhe sigurisht nuk kam marrë asnjë mbështetje financiare nga ndonjë subjekt që mund të kem konflikt interesi, dhe e deklaroj me përgjegjësi të plotë,

Jorida Tabaku: Ta kishe bërë këtë koment më parë që të kishin qeshur dhe disa kolegë që s’iu kishte qeshur buza më parë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re