Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku i ka thurur elozhe kryeministrit Edi Rama si një person që ka zbuluar talente për të kryer punë të mira.

Kjo erdhi si përgjigje e kritikëve që thonë se “qeveria është e mbushur me drejtoresha dhe zv.ministra”.

Ajo gjithashtu shtoi se nuk ka ego politike, por se kërkon me të çojë punët e planifikuara deri në fund.

“Sa i përket atyre që thanë se kjo qeveri ishte me drejtoresha dhe zv. ministra, kam kaluar pragun e PS në shtator të 2006.

Kam qenë në parti që në 2006. Edi Rama ndër vite ka qenë një person që ka zbuluar talente jo bazuar në bindjen politike por në punën që ata kryenin.

Shumë njerëz që nuk e kanë perceptuar kurrë se do ishin aty. Unë nuk kam asnjë ego politike, por kam një plan të rëndësishëm.

Ne nuk presim shirita, ne inspektojmë. Është e vështirë të ndjekësh ritmin e Edi Ramës por do ia dalim”, tha Balluku për ABC News.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re