Gjykata e Posaçme shpalli të pafajshëm Gazment Bardhin, i cili u kallëzuar penalisht në SPAK nga Edmond Sula, pas akuzave të kreut të Grupit të PD-së se ai u zgjodh në krye të Policisë së Shkodrës nga bandat.

“Gykata iu referua ligjit e provave e vendosi të deklarojë të pafajshëm Gazment Bardhi duke provuar që Gazment Bardhi nuk shpif e as nuk fyen por i referohet vetëm fakteve e dokumenteve zyrtare”, u shpreh përfaqësuesi i tij ligjor.

Ai u shpreh se të gjitha paditë ndaj Gazment Bardhit do të kenë të njëjtin fat, përfshirë edhe ajo e KESH.

Ndërsa shtoi se “Belinda Balluku fshihet dhe keqpërdor vartësit e saj të OSHEE dhe KESH për të mos u përballur me akuzuat e vjedhjes dhe shpërdorimit të saj në sektorin energjisë elektrike”.

Marash Logu: SPAK me shkresë zyrtare konfirmoi që të gjitha deklaratat e Gazment Bardhit kanë qenë të sakta, të vërteta dhe Bardhi iu ishte referuar vetëm materialeve dhe dokumenteve zyrtare që përmban procedimi penal nr 9 i vitit 2023

SPAK konfirmoi se ato biseda ekzistojnë dhe nga ana e Prokurorisë janë duke u kryer hetime të thelluara për të konkluduar me akuzë zyrtare. Ndjejmë keqardhje që Prokurori i çështjes doli kundër qëndrimit zyrtar të Altin Dumanit. Dumani me shkresë thoshte këto biseda ekzistojnë, janë pjesë e procedimit penal, prokurori kërkoi të shpallej fajtor, Por gjykata iu referua ligjit e provave e vendosi të deklarojë të pafajshëm Gazment Bardhi duke provuar që Gazment Bardhi nuk shpif e as nuk fyen por i referohet vetëm fakteve e dokumenteve zyrtare.

Një apel kam për Ramën me porosi nga Bardhi, ashtu siç e kam bërë për Ballukun. Belinda Balluku fshihet dhe keqpërdor vartësit e saj të OSHEE dhe KESH për të mos u përballur me akuzuat e vjedhjes dhe shpërdorimit të saj në sektorin energjisë elektrike.

Thirrja për Ramën është kjo, mos u fshi, mos keqpërdor vartësit e tu, mos përdor funksionarët e tu si Edmond Sula por hajde vetë në SPAK dhe përballu me faktet e pakundërshtueshme të lidhjeve të policisë së shtetit dh politikës me krimin e organizuar. Të vijë të jap llogari në SPAK.

Padia që ka depozituar KESH është njësoj si e OSHEE, është identike, merreni e lexojeni, thonë të njëjtën gjë. Edhe pse gjykata u shpreh për atë çështje, vazhdojnë të insistojnë. Presin të kenë të njëjtin fat, por të gjitha paditë ndaj Gazment Bardhit do të kenë të njëjtin fat.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko