Skip to content

Belinda Balluku mbështet përzgjedhjen e profesionistëve të rinj në sektorin e naftës dhe gazit

Në funksion të politikave të zhvillimit të qëndrueshëm në sektorin e energjisë dhe burimeve natyrore, kompania Albpetrol sh.a., në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, e drejtuar nga znj. Belinda Balluku, organizon testimin e profesionistëve të rinj që vijnë nga fushat e naftës, gazit dhe gjeologjisë.

Ky testim synon të identifikojë dhe përzgjedhë specialistë të rinj me njohuri të thelluara shkencore dhe aftësi praktike, të cilët do të kontribuojnë në mbarëvajtjen dhe modernizimin e veprimtarive të Albpetrol-it në kërkimin, shfrytëzimin dhe menaxhimin e resurseve natyrore të vendit. Procesi bazohet në parimet e meritës, transparencës dhe efikasitetit, duke u dhënë mundësi të rinjve të kualifikuar të bëhen pjesë aktive e sektorit strategjik të hidrokarbureve në Shqipëri.