Skip to content

Belinda Balluku zbulon punën e saj të parë: Hobi i ministres para se të futej në politikë

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka rrëfyer këtë mbrëmje punën e saj të parë, e cila tejkalon te gjitha pritshmerite qe mund te kete pasur deri me tani.

Ajo ka treguar se puna e saj e parë ka qenë në radio, ku që nga viti 2005, ministrja ka moderuar një emision të quajtur “Me sytë e Anës”, duke fshehur emrin e saj të vërtetë.

Balluku tha në “Top Albania Radio”se në ministrinë e saj, ashtu si edhe në ministritë e tjera, janë të punësuara shumë gra.

Me nota humori ministrja tha se Edi Rama beson që nëse do punë, duhet të mbështetesh tek gratë, e nëse do llafe, tek burrat.