Skip to content

“Belinda u mbroj nga Rama, po kush do ta mbrojë qytetarin nga pushteti?!”, qytetarët protestë para SPAK

5e23cdf2 f8e2 4295 b5fe 40af7b08fa8a

Një grup qytetarësh janë mbledhur këtë të mërkurë para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku po zhvillojnë një protestë.

Protestuesit kanë dalë para ambienteve të SPAK me pankarta në duar, përmes të cilave shprehin mesazhet dhe kërkesat e tyre ndaj institucioneve të drejtësisë. Një prej parullave të mbajtura prej tyre shkruan: “Belinda u mbrojt nga Rama, po kush do ta mbrojë qytetarin nga pushteti?!”.

Protesta zhvillohet në një kohë kur SPAK është në qendër të vëmendjes për hetime ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë.