Skip to content

“Belshi, jo lagje e Elbasanit! Divjaka bashki”/ Qytetarët e bashkive që shkrihen nga “Territorialja” mblidhen para Kuvendit: Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve

Capture 124

Qytetarë nga bashkitë që preken nga propozimi për reformën territoriale janë mbledhur para Kuvendit, duke kundërshtuar bashkimin e njësive vendore.

Gjatë protestës, qytetarët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të propozuara, ndërsa nga turma janë dëgjuar thirrje në mbështetje të ruajtjes së bashkive.

“Belshi, jo lagje e Elbasanit!” dhe “Divjaka bashki!” janë disa nga thirrjet e protestuesve, ndërsa një tjetër slogan i dëgjuar gjatë protestës ka qenë: “Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve.”

Protestuesit vijojnë të qëndrojnë para Kuvendit, ndërsa në zonën përreth janë vendosur barriera metalike dhe forca të shumta policie.