Aurela Gaçe është padyshim një ndër emrat më të njohur të muzikës shqiptare, e cila vazhdimisht ndan me ndjekësit në Instagram momente të ndryshme nga puna e përditshmëria e saj.

Herë pas here, vëmendjen në profilin e këngëtares e marrin dy vajzat, Grace dhe Abigail. Kjo e fundit është filmuar nga e ëma teksa të dyja këndonin këngët e Aurelës.

Ndërkohë që këngëtarja niste këngën, e vogla e shoqëronte nga pas, duke bërë duetin më të ëmbël nënë e bijë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re