Ditën e djeshme portali i drejtuar nga gazetari Elvi Fundo, publikoi një shkrim ku pretendonte se drejtorit të Top Channel, Ben Blushi i ishte hequr viza nga ana e ambasadës amerikane.

Sipas Cna Blushit i ishte hequr viza disa muaj më parë, dhe shkak për këtë ishin bërë disa lajme që Top Channel ka bërë kundër biznesmenëve të ndryshëm, që kanë zgjedhur që të investojnë në Shqipëri.

Por nuk ka vonuar as përgjigja indirekte e Blushit, lidhur me këtë lajm që u publikua, dhe që mohohet prej drejtorit të Tch. Sipas një shkrimi që është botuar në gazetën Shqip, pjesë e Top Medias, thuhet se Blushit nuk i është refuzuar në asnjë rast viza amerikane, dhe jo vetëm kaq, por ai e disponon  momentalisht një të tillë, të cilën e ka marrë në 7 qershor 2019 dhe me afat skadence në 30 Maj 2022.

Shqip hedh më tej akuza në drejtim të gazetarit Fundo, të cilin e akuzon se financohet nga Aleksandër Frangaj dhe Arben Ahmetaj, dhe qëllimi i vetëm i të cilit është që të hedhë baltë dhe shpifje në drejtim të Blushit dhe TCH.

“Portali që financohet nga Aleksandër Frangaj dhe Arben Ahmetaj ka arritur sot nje rekord shpifjesh ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi. Ky portal emrin e te cilit nuk e citojmë për arsye higjenike, ka arritur sot të botojë shpifjen numër 272, në shumë pak muaj kundër Ben Blushit.

Çudia është që si mundet një portal të prodhojë kaq shumë tituj dhe po aq shpifje ndaj një qytetari të lirë, i cili nuk është as zyrtar, as Ministër, as Kryeministër dhe duke mos pasur asnjë funksion shtetëror nuk administron asnjë qindarkë të taksapaguesve. Ben Blushi nuk ka patur asnjë funksion shtetëror që nga viti 2005 deri në vitin 2017, kur u largua me vullnet nga politika.

Duke pritur që shpifjet e këtij portali të kalojnë 300 në më pak se 300 ditë, për t’i hedhur në gjyq, sot po përqeshim një shpifje të re sipas të cilës Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, i është hequr viza amerikane.

Më poshtë po postojmë vizën tre vjeçare të marrë në 7 qershor 2019 dhe me afat skadence në 30 Maj 2022. Kaq për sot për portalin e paguar nga Aleksandër Frangaj dhe Arben Ahmetaj. Ndërkohë meqë Ben Blushi bëri publike vizën amerikane, ftojmë pronarin e TV Klan, të publikojë pasaportën e vetë, nëse ka vizë amerikane!”, thuhet në shkrimin e Shqip, që duket të jetë dhe një qendrim zyrtar i vetë Blushit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re