Vlerat Shëndetësore Të Çajit Të Çikores

Qarkullimi i Gjakut, Shëndeti i Mëlçisë Dhe Tëmthi

Çaji i çikores është përdorur prej shumë vitesh për pastrimin e gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit të tij.

Ai është i pasur me vitaminat A, C, B dhe K.

Grekët dhe romakët e lashtë e përdornin çaj si stimulant por edhe për pastrimin e mëlçisë dhe tëmthit si dhe kundër verdhëzës.

Ky çaj është mirëbërës edhe për shpretkën dhe u rekomandohet njerëzve që vuajnë nga gurët në tëmth.

Sistemi Tretës

Çaji i çikores bëhet më i trashë duke u përzier me mjaltin.

Ai mund të përdoret edhe nga fëmijët që ankohen nga problemet dhe dhimbjet me stomakun.

Ky çaj prëmirëson tretjen dhe stimulon oreksin.

Shëndeti i Lëkurës

Nëse lyeni pak pambuk me lëngun në fjalë dhe ta përdorni në lëkurë do të zbusni pezmatimin e lëkurës dhe irritimin e saj.

Kockat

Çaji i çikores ndihmon trupin të përthithë më shumë kalçium për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.

Në shumë raste, trupi nuk është në gjendje të përthithë sasitë maksimale të kalçiumit nga ushqimet dhe për këtë nevojitet të konsumoni më shumë nga ky çaj.

Kujdes

Pavarësisht mungesës së fakteve shkencore, ka pretendime se konsumi i tepruar i këtij çaji mund të shkaktojë probleme me shikimin.

Për çajin ju nevojitet një sasi prej 30 gramë çikore pluhur e cila duhet zier në ujë për 10 minuta.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re