Kryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha replikoi në sallën e Kuvendit me deputetin socialist Ulsi Manja, pasi ky i fundit u shpreh i sigurtë se zgjedhjet e të dielës në bashkinë e Kukësit mund t’i fitojë kandidati socialist.

Ndërsa Manja deklaroi se kuksianët e kanë ndarë mendjen se si do të votojnë, Berisha mori fjalën nga vendi, nga ku dhe akuzoi Manjën si “një kriminel të mirëfilltë elektoral.”

“Ai është një kriminel i mirëfilltë zgjedhor. Ai është një kriminel i damkosur elektoral.

Ngrihet këtu dhe bën propagandë elektorale njëlloj sikur ishte Shukriu apo Safeti.

Por ai ka dosjen e vet!”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re