Rok bendi irlandez U2 deklaroi se Aung San Suu Kyi, udhëheqësja e Mianmarit duhet të prononcohet në lidhje me dhunën e cila ka shkaktuar ekzodin e pakicës Rohingya.
Në sulmet të cilat u shndërruan në spastrim etnik janë djegur rreth 300 fshatra, kurse në Bangladesh nga Arakani kanë ikur mbi 600 mijë muslimanë. Mijëra prej tyre ende kërkojnë shtigje për të ikur në Bangladesh.
“Ky barbarizëm ndaj popullatës Rohingya që po bëhet para syve të saj ka tronditur mendjet tona dhe ka thyer zemrat tona. Heshtja e Aung San Suu Kyi ka filluar të duket sikur miratim i saj”, thuhet në deklaratën e rok bendit U2 të shtunën.
U2 gjithashtu ka drejtuar kritika edhe kundër Min Aung Hlaing, kreut të ushtrisë së Mianmarit.
Bendi irlandez dikur bënte fushatë për lirimin e Suu Kyi, e cila me vite qëndroi në paraburgim gjatë sundimit ushtarak të Mianmarit, shkruan (aa).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re