Benet Beci është betuar ditën e sotme si kryebashkiak i Shkodrës për katër vitet e ardhshme. Në fjalën e tij në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak pas konstituimit, u shpreh se Bashkia e Shkodrës do të jete bashkia ku ndahen punët dhe jo privilegjet.

483577d6-7fa6-4999-a374-877cb211610f

Ai shtoi se besimi që kanë marrë nga qytetarët është një garanci e fortë për suksesin e tij duke shtuar se nuk ka rëndësi sa larg janë qytetarët, pasi do të gjendet mundësia që të punohet për të gjithë ata.

“Së pari më lejoni të uroj të gjithë këshilltarët si dhe dy nënkryetarët për detyrën. Unë sot kam kënaqësinë dhe privilegjin e madh të jem i zgjedhur nga ju si qytetar i parë i Shkodrës por në fakt do të doja të isha qytetari parë i Shkodrës për më shumë, punëtori i parë i Shkodrës, shërbëtori i parë i Shkodrës.

Rruga që do të bëjmë bashkë pa dyshim ka vështirësi. Që Shkodra të kapë dhe të paraprijë të ardhmen. Ne duhet të punojmë për përmirësimin e cilësisë së jetës, në promovimin e ideve dhe nismave. Besimi që na kanë dhënë qytetarët tanë është një garanci e fortë për suksesin tonë. Nuk ka rëndësi sa larg nga bashkia janë qytetarët.

Do të gjejmë mundësinë më të mirë që ne të punojmë për të gjithë ata. Kjo është bashkia e shkodranëve që kanë vendosur të jenë këtu dhe dera është e hapur për të gjithë. Nga sot jemi në shërbim të tyre me dinjitet, me rregulla dhe me përkushtim. Kjo do të jetë bashkia ku ndahet punët dhe jo ku ndahen privilegjet. Për ne Shkodra është e para”, tha Beci.

Benet Beci u zgjodh kryebashkiak i Shkodrës nga zgjedhjet e 14 Majit ku përballë kishte ish kryetarin e kësaj bashkie, Benet Beci i cili garonte për një mandat të dytë nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re