Kjo javë paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por reshjet do të jenë të pakta në territor. Ato do të shfaqen gjatë pjesës së parë në javës në formën e shirave të dobët në zona të izoluara dhe vetëm nga data7-8 Maj pritet që reshjen të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit dhe në sasi disi më të konsiderueshme por sërish do të kenë kohëzgjatje disa-orëshe dhe jo e gjithë dita.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rënie me 2-3 gradë nga e hëna në të mërkurë kur vlerat min/max do të luhaten nga 7 deri në 23-24 gradë por pjesa e dytë e javës do të sjellë rritje të temperaturave në vend duke i ngjitur ato sërish në vlerat nga 11 në 28-29 gradë celcius.

Ndërkohë moti për gjatë gjithë muajit do të jetë më i ngrohtë se normaliteti i tij. Pritet që muaji Maj të sjellë alternime të periudhave të gjata me diell dhe temperaturave të larta me periudha më të shkurtra të cilat do të sjellin mot të freskët dhe pak reshje. Parashikohet që Maji të shënojë temperatura mbi 30 gradë që në 15-ditët e para të tij.

(R.g/faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re