Skip to content

Bëni kujdes! Dëbora dhe ngricat rikthejnë problematikat në rrugët e vendit, njoftimi: Ja si paraqitet situata në akset kryesore…

Mbrëmjen e së premtes janë rikthyer reshjet e dëborës dhe ngricat duke krijuar sërish problematika në qarkullimin e automjeteve në rajonin jug-lindor dhe veri-lindor të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale a bërë me dije gjendjen në të cilën ndodhen akset kryesore për shkak të pranisë së reshjeve të një nate më parë. Sipas ARRSH për shkak të pranisë së borës është e rëndësishme që të përdoren zinxhirë në lëvizjen e rajonit qendror si Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë dhe Zëmblak-Goricë.

Gjithashtu dhe në disa zona të Dibrës dhe Tropojës drejtuesit e automjeteve duhet që të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë.

ARRSH njoftim mbi gjendjen e akseve nacionale:
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në:
Rajonin Jugor, Korçë-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normalisht
Rajonin Qendror, Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Zëmblak-Goricë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentin rrugor Qafë Mollë-Bizë 
Në Rajonin Verior, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, Hani i Hotit-Tamarë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh 
Kontraktorët kanë punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës 
Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore  të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb