Sulmet kibernetike dhe vjedhja e të dhënave personale dhe ato bankare janë bërë shumë të shpeshta ditët e sotme. Kjo për shkak të disa profile punësh të ndryshme dhe aktivitete të cilat operojnë online dhe shpesh na kërkojnë futjen e të dhënave.

 

Policia e shtetit sot ka bërë një njoftim për të treguar kujdes maksimal në mënyrën se i i përdorim të dhënat tona personale, duke na këshilluar të sigurohemi për autenticitetin e faqes në internet dhe të mos tundohemi nga çmimet që ndonjëherë edhe vetë na duken të pabesueshme, shkruan Living.

 

“Nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë monitorimeve të kryera në burimet e hapura dhe në rrjetet sociale, me qëllim parandalimin e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike, janë konstatuar profile të ndryshme, kryesisht në rrjetin social “Facebook”, por jo vetëm, të cilat reklamojnë produkte që përdoren për udhëtim, me çmime shumë të ulëta, për të tërhequr vemendjen e sa më shumë përdoruesve.Pavarësisht se gjuha e përdorur në shkrimet e publikuara është shqip, dyshohet se administratorët e këtyre profileve nuk janë shtetas shqiptarë.

Duke qenë se ka dyshime se në rastet kur përdoruesit e interesuar, vendosin të dhënat e tyre personale apo bankare, për të bërë porosinë për produktin e reklamuar, produkti nuk dërgohet në destinacion dhe të dhënat e paraqitura vendosen në posedimin e personave që kanë krijuar këto profile, ju këshillojmë që të siguroheni për autenticitetin e faqes apo të profileve që mund të shikoni, përpara se të kryeni porositë tuaja”- njofton Policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re