Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, veshjen e të burgosurit, me të cilin u paraqit në Kuvend ia vendosi në tavolinë, ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, për ta iniciuar, sic tha ai që të bëjnë një tender për veshjet e të burgosurve.
Nga Kuvendi, Sula deklaroi se në të gjithë botën të burgosurit vishen me uniformë, ndërsa në Shqipëri vishen me rrobat e shtëpisë.
“Në të gjithë botë të burgosurit kanë uniformën e tyre, të burgosurit tonë janë me rrobat e shtëpisë. Po i jap shansin qeverisë që sic bëri tenderin 350 euro një kapele, bëni një tender edhe të burgosurit të vishen të shkretët me një Hugo Bos. Unë këtë veshje që përdora do t’ja jap ministrit të Drejtësisë, që të inicioj dhe atyre të burgosurve ti jepni ndonjë rrobë se është turp, bëni ndonjë tender”, tha Sula.
Më tej deputeti Dashnor Sula tha: “Ju po të kishit moral nuk e vendosnit sot datën për buxhetin faktit. Po ju them miqësisht. Ne nuk kemi hall, hall keni ju. Tmerri juaj është gropa e inceneratorave, tmerri është Arben Ahmetaj, tmerri juaj është encrochat dhe sky që flisni me kriminelet”.