Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, ka publikuar dokumentat e një tenderi 2.4 milion euro për ujësjelliin e Bulqizës, ku pavarsisisht se kishte oferta më të ulta se përcaktimi i shumës së këtij tenderi ka fituar oferta më e lartë .

Postimi i plotë:

Ja dhe bashkia e Bulqizës. Bëhet tenderi 2.4 milionë euro për ujësjellësin e Bulqizës dhe paraqiten 6 oferta në garë. Por nuk fiton oferta më e ulët.

Nuk fiton as oferta e dytë më e ulët dhe madje, as ajo e treta më e ulët. Fiton oferta e katërt!

Diferenca nga oferta fituese tek ajo më e ulëta – plot 350 mijë euro. Me një dorë të vetme.

Tenderët e bashkive, ashtu si ato të institucioneve qendrore, po bëhen me garë nga lart për çmimin.

Nuk fitojnë ofertat më të ulëta. Ato skualifikohen gjithmonë me sebepet e kritereve teknike.

Gjithmonë kriteret i plotësojnë vetëm kompanitë që ofrojnë çmimet më të larta.

Për rrjedhojë,  pjesa dërrmuese e tenderave shkojnë me 99 e madje edhe 100 për qind e fondit limit.

Zero kursim nga prokurimi publik. Zero lekë kursim për qytetarët nga gara.

Mbi 12 tendera të bërë nga bashkia e Bulqizës në dy vitet e fundit.

Të gjithë pas prokurimit rezultojnë me çmim mesatar sa 99 për qind e fondit limit.

Për më tepër, janë të njejtat kompani që i fitojnë.

Thjesht i lënë radhën njera-tjetrës.

Ky i ujësjellësit madje është bërë edhe në kohë pandemie, kur tenderat ishin bllokuar me vendim qeverie.

Por vendimet e qeverisë shkojnë e vijnë. Biznesi i parave publike duhet të vazhdojë.

Bëni ndonjë tender ku të fitojë oferta më e ulët, se nuk bëhet kiameti. Se do të kurseni para ashtu. Do të keni më shumë investime dhe i fitoni votat më kollaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re