Skip to content

Bënin kërdinë duke vjedhur makina, kapen ‘mat’ dy të rinjtë nga Fieri

Arrestohen në flagrancë dy shtetas si autorë të dyshuar të vjedhjes së disa mjeteve motorike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas një punë hetimore dhe në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, arrestuan shtetasit:

•M.R., 23 vjeç, banues në Patos.
•R.O., 25 vjeç, banues në Patos.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur motorin e shtetasit A.K i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, të dy këta shtetas janë autorë të dyshuar edhe në lidhje me ngjarjet e mëposhtme:

•Në datën 06.03.2019 dyshohet se kanë vjedhur automjetin e shtetasit E.K në lagjen “29 Nëntori” Fier.

•Në datën 11.06.2019 dyshohet se kanë vjedhur automjetin e shtetasit P.V në lagjen “8 Shkurti” Fier.

•Në datën 06.08.2019 dyshohet se kanë vjedhur automjetin e shtetasit Sh.B në lagjen “Liri Gero” Fier.

Po punohet për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera ku dyshohet se autorë janë shtetasit e lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.