“Ajo ishte një nënë perfekte, çdo gjë e bënte për ne”

Me lot në syt, ky 20 vjeçar ka folur për median greke, për vdekjen tragjike të nënës së tij. Ai nuk ishte në Zakinthos, kur i ati, një 51 vjeçar shqiptar, e rrahu e më pas vrau të shoqen me thikë.

Protothema shpjegon se thika që përdori shqiptari ishte përthyer për shkak të goditjeve të shumta mbi trupin e 41 vjeçares së ndjerë.

Çifti kishte tre fëmijë, ndërsa më i madhi, një 20 vjeçar, foli për median duke treguar se e ëma bënte dy punë për t’i mbajtur. I shokuar nga tragjedia, 20 vjeçari i vë faj edhe vetes.

“Faji është edhe i joni, sepse ne nuk morëm masat e nevojshme. Ishte gabim i madh nga ana jonë. Ne e diskutonim me mamin këtë pjesë (dhunën që ajo provonte nga i shoqi). Mami bënte dy punë për ne e në fund, unë nuk isha këtu pranë. Ajo bëri gjithçka për ne, vetëm për fëmijët e saj. Ajo ishte nëna perfekte. Ndihem shumë i keqardhur për motrën e vëllain (9 e 14 vjeç), por duhet të gjejmë një zgjidhje dhe të ecim përpara”-tha 20 vjeçari.

51 vjeçari shqiptar u arrestua ditën e djeshme në orët e paradites. Krimi ndodhi në orët e vona të së dielës. Fill pasi i mori jetën të shoqes, 51 vjeçari u largua nga banesa e disa orë më vonë shkoi në punë, duke u shtirur sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Kur hetuesit e pyetën se përse ai kreu një krim të tillë, 51 vjeçari shkurtimisht tha “sepse ajo më tradhëtonte”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re