Georges Tron është shpallur fajtor në gjyqin e apelit për sulm seksual ndaj punonjëseve në bashkinë e qytetit që drejtonte.

Dy ish-punonjëse bashkiake kanë akuzuar Georges Tron, se i detyronte t’i bënin masazhe të këmbëve, që më pas ktheheshin në sulme seksuale në vitet 2007 e 2010.

Tron ishte shpallur i pafajshëm për akuzat në një gjyq të vitit 2018, ku u vendos se nuk kishte prova që gratë ishin detyruar të kryenin akte seksuale, por apeli i kësaj jave mbrojti akuzat e një prej denoncueseve.

Gjykata vendosi se “masa e rëndë e akuzave”, “mohimet e vazhdueshme” të Tron dhe “presioni i ushtruar ndaj viktimave e dëshmitarëve” justifikonin dënim me burg për të akuzuarin.

Gjykata gjithashtu pranoi “shtrëngimin moral” që Tron ushtronte ndaj dy punonjëseve femra, në rolin e tyre si vartëse të kryetarit të bashkisë.

“Është një fitore e madhe për të gjitha gratë që mund të kenë probleme të tilla në vendin e tyre të punës,” tha pas verdiktit Vincent Ollivier, avokati i njërës prej akuzueseve.

63 vjeçari Tron ka insistuar se është i pafajshëm. Ai humbi postin e tij si minister në kabinetin e presidentit Nicolas Sarkozy në 2011, pas publikimit të akuzave, por u rizgjodh kryebashkiak i rajonit Dravail, në jug të Parisit.

Juria dha dje për të pesë vjet dënim me burg, dy prej të cilëve të pezulluar. Masa tejkalonte dënimin e kërkuar nga prokuroria, e cila kishte kërkuar dy vjet burgim jo të pezulluar, për t’u shërbyer jashtë burgut me byrzylyk monitorimi në kavilje.

Zv. Kryebashjkiakja e Tron, Brigitte Gruel, e cila ka mohuar akuzat ndaj saj për nxitje dhe mbështetje ndaj sulmeve seksuale, u dënua dhe ajo me dy vjet burgim të pezulluar.

Të akuzuarit i shpëtuan akuzave të përdhumit e sulmit seksual nga akuzuesja e dytë.

Dy punonjëset bashkiake kishin shkuar në polici që prej akuzave ndaj ish-kreut të FMN, Dominique Strauss-Kahn, për përdhunim të një punonjëseje hoteli në 2011. Akuzat ndaj tij nuk triumfuan por gruaja kishte marrë një dëmshpërblim të papublikuar, pas nisjes së veprimit civil kundër fenomenit.

Arrestimi Strauss-Kahn, kandidat socialist për president në Francë, nxiti një numër të madh grash të denonconin sulme seksuale në vendin e punës, çka ishte një fenomen pararendës i lëvizjes #MeToo që solli arrestimin e regjizorit famëkeq të Hollyëood, Harvey Weinstein.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re